LAJMI I FUNDIT:

Takim miqësor mes drejtuesve të dy federatave para ndeshjes Kosovë-Zvicër

Takim miqësor mes drejtuesve të dy federatave para ndeshjes Kosovë-Zvicër

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sipas traditës, në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Kosovë – Zvicër, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës Zvicerane në krye me presidentin Dominique Blanc, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori zviceran, Thomas Kolly dhe delegati i UEFA-s, Jan Willem.

Presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që kjo federatë dhe shteti zviceran i ka dhënë Kosovës në të gjitha aspektet.


Ademi ka thënë se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë shumë të fuqishme falë edhe bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë dhe japin kontributin e tyre në Zvicër, por edhe që vazhdimisht kanë përkrahur zhvillimin e Kosovës.

E ndër ata që kanë kontribuuar për promovimin sa më të mirë të shtetit zviceran ka theksuar presidenti Ademi, pa dyshim janë edhe futbollistët me origjinë nga Kosova.

Në anën tjetër, presidenti Blanc ka thënë se Kosova është shtet mik dhe shumë i veçantë pikërisht edhe për shkak të komunitetit shqiptar në Zvicër. Ai më pas gjatë shkëmbimit të dhuratave shpalosi njërën prej gazetave me tirazhin më të madh në Zvicër, ku ishte një intervistë e presidentit Ademi.

“Ylli i ditës sot në Zvicër ka qenë presidenti juaj, Agim Ademi”, tha Blanc, teksa bëri edhe një dhuratë të veçantë për kreun e FFK-së. Në fund të dy presidentët e uruan njëri – tjetrin për lojë sa më të mirë në ndeshjen e nesërme dhe spektakël futbolli.

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori