LAJMI I FUNDIT:

Tajfuni ‘Hagibis’ që goditi Japoninë – 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

Tajfuni ‘Hagibis’ që goditi Japoninë – 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

Tajfuni ‘Hagibis’ që konsiderohet të jetë më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e ka goditur Japoninë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se së paku 19 është numri i viktimave e ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


“Hagibis” ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit.

Hagibis, që në gjuhën filipinase do të thotë ‘shpejtësi’, ka përparuar drejt veri-perëndimit me erëra maksimale deri në 162 kilometra në orë.

Shtatë milionë njerëz janë evakuuar dhe 16 rezultojnë ende të humbur pas stuhisë me shpejtësi 140km/orë që goditi vendin këtë të shtunë.

Shpejtësia e Hagibis- it pritet të shkojë deri në 215 km/h. Operatori i Energjisë Elektrike njofton se 376,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14,00 pa ujë.

Ndërkaq, raportohet se shtatë milion njerëzve u është thënë që të evakuohen në Japoni, pasi parashikohet që një tajfun akoma më i fortë se ai i pari mund të godasë vendin.

Përveç tajfunit, Japonia është goditur edhe nga një tërmet me magnitudë  5.7 i shkallës rihter.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe tërmeteve, raportohet edhe për shumë rrëshqitje dheu në mbarë shtetin. /Telegrafi/