LAJMI I FUNDIT:

Tahiri zotohet për qasje më aktive ndaj Luginës së Preshevës

Tahiri zotohet për qasje më aktive ndaj Luginës së Preshevës

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga ambasadori Valdet Sadiku, vizituan Komunën e Bujanocit ku u takuan me kryetarin Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj zone.

Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës do të ketë qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës, të cilën institucionet e Kosovës do ta konkretizojnë me hapa të matshëm. Përveç kësaj, ministri i inkurajoi banorët e Bujanocit që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre  dhe të mos shpërngulen, sepse përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ta nuk do të mungojë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në anën tjetër, kryetari Kamberi shprehu falënderimin e veçantë për ministrin Tahiri me rastin e vizitës, të cilën e konsideroi si shenjë inkurajimi për të gjithë banorët e Luginës së Preshevës.

Ai e njoftoi ministrin për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, dhe shprehu pritjet dhe gatishmërinë e komunave të Luginës për të rritur bashkëpunimin në fushat socio-ekonomike dhe kulturore.

Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me të cilët ndanë perspektivat e përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në fushën e  zhvillimit  kulturor dhe edukativ të qytetarëve të kësaj ane.

Po ashtu, ministri Tahiri takoi edhe  përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare me të cilët diskutuan për zhvillimet politike dhe sociale të Bujanocit dhe komunave tjera të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori