LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i sulet Alibeajt: Familjari yt ka vrarë një njeri, nuk shkoj në burg unë se…

Tahiri i sulet Alibeajt: Familjari yt ka vrarë një njeri, nuk shkoj në burg unë se…

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës që kërkoi nga Kuvendi të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë dhe të mos e lejojnë autorizimin për arrestimin e Tahirit, ka pasur replika dhe debat në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandatave.

Debat i ashpër u zhvillua mes anëtarit të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.


Alibeaj: Para disa ditësh, klienti juaj ka dalë në këtë seli me emblemën e Kuvendit në cilësinë e deputetit dhe ka shprehur opinionin e vet, refuzon imunitetin, refuzon mbrojtjen, klienti juaj në datën 17 që shprehu atë vullnet, apo tuajin sot që thotë jo duhet të mbrohem, nuk dua të kontrollohem.

Avokati: Mua nuk më lejohet të bëj deklarata politike, por juridike, unë i referohem nenit 73 të Kushtetutës që deputeti nuk arrestohet, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll pa autorizim të kuvendit.

Tahiri: Nuk kam as njëlloj tundimi për tu impresionuar apo vënë në provë nëse dua të hetohem apo jo, ua them qartazi, prerë, edhe me fytyrën lart dhe tërësisht i hapur do jem këtu e nuk do lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërtetë, të hetohet të bëhet gjithçka që mendohet e drejtë nga cilido organ për të dalë e vërteta, unë nuk i përkas racës politike që kur prokurori hetonte bëhet lavire, i përkas atij formimi.

Por, do refuzoj sa të kem frymë çdo lloj politizimi apo skenari politik të llumit edhe të rrugës dhe të kujtdo lloji tjetër që të më vëre mua pesha të pamerituara, apo ngarkesa të padrejta mbi shpinë.

Alibeaj: Ti the nuk do të pranosh mbrojtje, sot e hëngre fjalën. Po ju avokat keni ndonjë ndjesi që kjo procedurë po bëhet për t’iu dëmtuar juve në veprimtarinë si deputet apo jo?

Avokati: Përgjigja është ligjore, kërkesa duhet të jetë transparente dhe jo abuzive. Kjo nuk duhet marrë në konsideratën e raportit që ka deputeti me Kuvendin.

Tahiri: Jam gati të hetohet dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, të mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin, por kërkoj prova, ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës sime që unë marr 5 mln euro në muaj, dua prova, se nuk mund të arrestohem pse në përgjime del një Sajmir që transporto thasë me kamion, dua prova për çdo veprim që prokuroria mendon se kam shkelur ligin, por jo pse dy kushërinjtë të mi kanë kryer vepra penale. Një familjar i yti ka vrarë një njeri a do pranoje ti të shkoje në burg pse familjari yt ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkojë në burg për këtë? Berisha ka thënë që i kam vënë bomba me sahat shtëpisë sime, kisha shkuar në burg për këtë unë.

Alibeaj: Përderisa sa nuk ka prova, pse nuk shkoni para gjykatës ju të pastroni shpirtin nga gjynahet. Ty të është mbushur mendja se sa të dalësh që këtu do shkosh në derë të burgut, e kuptoj sikletin tënde të flet ndërgjegjja. Duhet të lutesha dhe të jesh krenar se nuk ka prova, ti shkon si bolshevik atje dhe ia plas gjykatës jam i pafajshëm, pse nuk e bën ti këtë, ky është standardi moral, pse nuk e kërkon sot ti, ti nuk ke guxim të shkosh e të përballesh me prokurorinë e paaftë që thua.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori