LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: S’kam skaf, s’jam ndaluar nga Policia italiane, s’e kam kërcënuar Ramën se do ta marr me vete! (Video)

Tahiri: S’kam skaf, s’jam ndaluar nga Policia italiane, s’e kam kërcënuar Ramën se do ta marr me vete! (Video)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte në studion e emisionit Opinion se nuk ka pasur asnjëherë në pronësi një skaf, pavarësisht asaj që është deklaruar këto ditë në media.

Tahiri tha se një gjë e tillë mund të verifikohet lehtësisht, nëse Saimir Tahiri ka pasur ndonjëherë një skaf në pronësi apo jo.


“Unë asnjëherë nuk kam pasur një skaf në pronësi”, tregoi Tahiri.

Ish-ministri deklaroi se nuk ka konsumuar kurrë një drekë me Habilajt dhe as nuk i ka takuar në Vlorë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu nëse është ndaluar nga policia italiane në portet e jugut të Italisë, Tahiri deklaroi se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Pyetjes së nëse ndihej ose jo i tradhtuar, Tahiri i është përgjigjur se nuk pret mbrojtje nga askush.

“Për mua kërkesa e Prokurorisë sot ishte e pazakontë”, tha Tahiri. “Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta.”

I pyetur nëse e ka kërcënuar kryeministrin se do ta marrë me vete, ai tha: “Nuk është e vërtetë. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.”“Unë e kisha shumë të lehtë të bëja shumë miq, të ruaja aleanca, kam qenë ministër i brendshëm, mund të bëja ndere. Unë mund ta kisha shok Ilir Metën, por nuk”. /Opinion.al/