Dje Kuvendi mbajti seancë të jashtëzakonshme me lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, ndërsa sot Kuvendi po ashtu ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e KQZ-së, seancë kjo në të cilën do të votohej një rezolutë për këtë temë.
Mirëpo, që të dy këto seanca kanë përfunduar pa nxjerrje të ndonjë rekomandimi si dhe pa votimin e rezolutës për zhbllokimin e KQZ-së, pasi që kishte mungesë kuorumi.
Artan Murati nga KDI në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është bërë brend që të dështojnë debatet parlamentare.
“Gjithkush që përcjellë punën e Kuvendit në vazhdimësi pak a shumë e ka pritur një epilog të tillë të këtyre seancave, pasi që tanimë është bërë trend që të dështojnë shumica e debateve parlamentare për tema të caktuara. Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës, edhe vetë deputetët nga opozita nuk po i marrin seriozisht këto seanca, e kjo dëshmohet me numrin shumë të vogël të deputetëve pjesëmarrës në seanca dhe diskutime”, ka thënë ai.
Murati ka theksuar se deputetët duhet të jenë më kërkues ndaj ekzekutivit që të jenë prezent në debate.
“Deputetët duhet të fillojnë të marrin seriozisht Kuvendin dhe punimet e Kuvendit, dhe të jenë më kërkues ndaj ekzekutivit për të qenë prezent në debatet që janë të ndërlidhura me ta, sepse është e pamundur të zhvillohen interpelanca e debate parlamentare të cilat implikojnë qeverinë nëse kabineti qeveritar nuk është i pranishëm”, është shprehur ai.
Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka thënë për Telegrafin se Kuvendi ka mbetur në bllokadë sepse nuk ka vota.
“Kuvendi ka mbetur në bllokadë sepse nuk i ka 61 vota për t’i nxjerr rezolutat apo rekomandimet. Ndërsa asnjëra palë nuk po arrin me argumente ta bind palën tjetër që ta përkrah në përpjekjet apo synimet e saja. Për këtë Kuvendi po debaton, opinioni po i sheh qëndrimet e secilit, por edhe Qeveria edhe Kuvendi ka kohë që janë jo funksional dhe që janë në një lloj bllokadë”, ka thënë ai.
Sipas tij për të dalë nga kjo krizë vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje.
“Tani do të ishte mirë që vendi të shkonte në zgjedhje për ta zgjidhur këtë krizë. Zgjedhjet do të mbaheshin brenda 45 ditëve. Por, duket se deputetët kanë interesa pragmatike, sepse tani i bëjnë 2 vite në qershor dhe e marrin rrogën kompensim në qoftë se e ka pasur mandatin 2 vjeçar. Gjithashtu faktori ndërkombëtar po thotë të mos shkohet në zgjedhje pa e zgjidhur çështjen e pezullimit të taksës, dhe pa u përcaktuar rreth dialogu. Tani kemi mbetur në situatë që nuk ka zgjidhje askush”, ka deklaruar ai.
Tahiri ka thënë se në këtë situatë, Kosova ka mbetur e izoluar dhe qytetarët kanë mbetur pa perspektivë.
“Në zgjedhje nuk po shkojnë, taksën nuk po e heqin, izolimi i Kosovës ka mbetur, do të thotë partnerët e koalicionit po përlahen apo po kundërshtohen dhe askush nuk po sheh zgjidhje. Zgjedhjet janë por po iu duket humbje kohe që pas 45 ditësh të mbahen, sepse nuk kanë bërë as reformë zgjedhore dhe mundet me u thellu rezultati. Tani kemi mbetur këtu pa perspektivë për qytetarët, por edhe humbjen e besimit tek institucionet e Kosovës të cilat nuk po dinë të përcaktohen për interes shtetëror, pasi kanë interesa të tyre”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angellovski: Në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Basha: Protestat me Metën në krye është autogol për opozitën, nxiti djegien e mandateve
Tahiri: Presidenti në Maqedoni është figurë ceremoniale dhe rrallë unifikuese
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert