LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se me reformat e nisura, do të ndryshohet  rrënjësisht sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

Tahiri këtë deklaratë e ka bërë sot sot në një takim përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.


Me këtë rast, ministri Tahiri ka theksuar se fuqizimi dhe ngritja e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit është në qendër të punës së tij.

“Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe parandalimin e korrupsionit, përfshirë agjendën e masave konkrete të Drejtësisë 2020, do t’i japin një formë tjetër sistemit gjyqësor, duke nisur kështu nga reformimi i mekanizmave për përgjegjësitë disiplinore, vlerësimin e performancës por edhe rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri.

Tahiri theksoi se rekomandimet e dhëna nga projekti i binjakëzimit, do të jenë të nevojshme për profesionalizmin e mëtejmë të sistemit gjyqësor.

“Të gjitha këto rekomandime do të merren parasysh tutje gjatë zhvillimit të reformave të nisura në këtë fushë. Jam i bindur që ndihma të cilën e kemi marrë na ka afruar sado pak ndaj vlerave mbi të cilat ngritet Bashkimi Evropian” ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/