LAJMI I FUNDIT:

Tahiri propozon formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse

Tahiri propozon formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse

Analisti Ramush Tahiri ka thënë se partitë politike nuk janë duke treguar vullnet për gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga kriza e krijuar, për shkak të mos formimit të institucioneve të Kosovës.

Ai në tryezën e diskutimit të organizuar nga koalicioni LAA, ka thënë se nëse koalicioni PAN ndërron mendje dhe konstituohen organet, lënda duhet të shkojë në gjykatë.


“Pasi nuk tregohet vullnet, lënda të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjykata Kushtetuese është autoriteti i vetëm që krijon hapësirë juridike për gjetjen e zgjidhjeve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka propozuar edhe formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, në të cilën do të përfshihej edhe shoqëria civile, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme si mjeti i fundit për të dalë nga kriza politike.

Tryeza e sotme e diskutimit me partitë politike, analistë dhe shoqërinë civile, është organizuar nga koalicioni LAA dhe aty nuk po merr pjesë PAN, pasi që nuk ka marrë ftesë.

Para mbajtjes së kësaj tryeze është zhvilluar një takim konsultativ i partive politike, në të cilën u vendos që më 24 gusht të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, propozim ky i koalicionit PAN-it, transmeton KP.

Në këtë takim konsultativ, i thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, nuk ka marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori