Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, reagon ndaj ndryshimit dhe plotësimit të Projektligjit të Pagave, që rrezikon pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend.
Sipas tij, propozimet e dhëna në projektligj, cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Republika e Kosovës është duke bërë përpjekje për të vendosur një formulë mbi sistemin e pagave dhe kjo është mëse e nevojshme por drejtimi që kanë marrë disa elemente rregullative të parapara me Projektligjin e pagave janë në shpërputhje me vlerat e një demokracie në të cilën pushtetet janë të ndara dhe të barabarta.
Jam tejet i shqetësuar me faktin se parametrat rregullativ të vendosur në këtë projektligj, kanë prekur dhe degraduar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke tjetërsuar koncpetin e pavarësisë së sistemit gjyqësor si pushtet i tretë dhe i pavarur.
Kam shprehur dhe shprehë mospajtimin tim të plotë me propozimet e dhëna në projektligj, të cilat cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë gjyqësor të pavarur, të pa ndikuar nga politika në asnjë mënyrë, dhe pavarësia financiare është thelbësore në profesionalizimin e mëtejshëm të këtij sektori. Po ashtu, do të kërkoj që të përfillet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që pagat të rriten për stafin civil të punësuar në gjykata dhe prokurori.
Do të kërkoj edhe njëherë nga Komisionet e Kuvendit që të shqyrtojnë me kujdes mënyrën sesi trajtojnë gjyqësorin, meqenëse kjo është jetike në funksionimin e demokracisë sonë.
Pres që në ditët në vijim, deputetët të reflektojnë dhe të mundësojnë avancimin e reformave të ndërmarra në vitin e fundit, për të krijuar një ambient pune të përshtatshëm për gjykatësit dhe profesionistët tjerë, dhe për të mundësuar që ky sistem të jetë i besueshëm për qytetarët e vendit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre