LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për protestën e Vetëvendosjes: Ata janë njerëzit e fundit në këtë vend që duhet të protestojnë për korrupsion dhe hajni (Video)

Tahiri për protestën e Vetëvendosjes: Ata janë njerëzit e fundit në këtë vend që duhet të protestojnë për korrupsion dhe hajni (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, beson se deklaratat e Thaçit dhe Veselit për lidhjet e Kurtit dhe Konjufcës me “Syrin e Popullit” qëndrojnë 100%.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është e drejtë e Kurtit të bëj padi kundër Thaçin e Veselit, por deklaratat e këtyre të fundin kanë qenë të bazuara nga ajo që këta kanë deklaruar në gjykatë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca, kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore një kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye parlamentarit Kadri Veseli, pasi sipas tyre në seancën e cila është mbajtur me 28 dhjetor, për rastin ‘Syri i Popullit’, Thaçi dhe Veseli nën betim kishin shpifur për ta.

Nënkryetari i PDK-së duke komentuar protestën e nesërme të Vetëvendosjes, ka thënë se pikërisht Vetëvendosjen e ka ndarë korrupsioni dhe hajnia.

“Atë parti e ka ndarë korrupsioni dhe hajnia, e jo parimet. Ata [Vetëvendosje] janë njerëzit e fundit në këtë vend që duhet të protestojnë për korrupsion dhe hajni. Problemet që kanë pasur ata e që ndërlidhen me afera korruptive e kanë ndarë partinë në dysh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tahiri ka thënë se gjithmonë ka arsye për të bërë protesta të qeta demokratike, për të përmirësuar gjendjen për të mirë.

“Protestat e qeta dhe demokratike janë të mirëseardhura, sepse jemi shoqëri me vetëdije të lartë dhe protestojmë ndaj gjërave të dëmshme”.

Ai ka thënë se për korrupsionin e Vetëvendosjes po flasin vetë faktet që këta të fundit i kanë deponuar në Prokurori.

“Vetëvendosje në Prokurorinë e Kosovës ka deponuar një mori lëndësh kundër atyre që deri dje kanë qeverisur komunën bashkë dhe kanë fituar bashkë”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori