Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas mbarimit të seancës maratonë te Krimet e Rënda, që e çoi për gjykim dosjen e tij, është pyetur nëse e ndien veten të bërë kurban nga politika.

Tahiri ka thënë se nuk e ndien veten të tillë, ndërsa shtoi se nuk është  e kollajtë që ai të bëhet “kurban”, përcjell TCH.

“Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri.