LAJMI I FUNDIT:

Tahiri nga AAK: Kurti nga një aktivist i suksesshëm është kthyer në një komedian

Tahiri nga AAK: Kurti nga një aktivist i suksesshëm është kthyer në një komedian
Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për nivelin e lartë të arrogancës dhe jo seriozitetin. 

Tahiri gjatë një konference për media ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka arritur në këtë funksion duke qenë një aktivist i suksesshëm dhe është kthyer në një komedian.

Sipas tij, Kurti nuk merret me çështjet jetike të këtij vendi por flet për bojlerë e filtera.

“Kurti ka arrit në këtë funksion duke qenë një aktivist i suksesshëm dhe është kthyer në një komedian. Flet për bojlera e filtera, dhe nuk merret me çështje jetike të këtij vendi. Përderisa komediani, tashmë presidenti Zelensky është bërë në një lider inspirues që po udhëheq një luftë”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu foli edhe aferat korruptive që po raportohen kohëve të fundit, raporton Telegrafi.

“Ju e patë dje deklaratën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e cila flet për investime strategjike dhe mburret për sistemin fiskal të Kosovës e që s’ka bërë asgjë… Pyetja ime është a jeni dal në komunat e Kosovës që të shihni sa ka supermarkete? A kanë përfituar këta, a janë investitor strategjik në Kosovë? Investitor strategjik është ai që prodhon vende të punës. E dyta lidhet me deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë. Flet për shpejtësinë e punës në këtë ministri, flet dhe për vajin në tepsi, arrin të ofendojë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duke ju thënë ‘pronar të budallakisë’. Çështja e dytë prek aferat korruptive. MPJ është denoncuar për një tender 1.1 milion euro. Nuk ka asnjë sqarim dhe deklaratë rreth këtyre aferave, dhe e dyta lidhet me Ministrinë e Infrastrukturës ku përmenden zyrtar dhe nuk ka një konferencë për media. Me vite të tëra kanë fol për luftën për korrupsion…”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu foli edhe për Ligjin e Pagave, ku tha se është ligj diskriminues dhe joserioz.

Shefi i GP-së së AAK-së tha se tri kategori janë larguar nga ky projektligj.

“Në trajtimin e Ligjit për Pagën Minimale kemi qenë shumë të zëshëm që të kjo të rritet. E kemi si diskriminuese dhe jo serioze për tri kategori në këtë ligj, veteranët, të verbëritë, paraplegjikët dhe plegjikët i kanë larguar nga ky ligj. Shikoni ku ka ardhur vendi me këtë qeveri”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori