LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe

Tahiri: Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë – Serbi, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Mini-Schengenin ballkanik.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe.

Rama është politikan në fund të ciklit, që kërkon vëmendje si një adoleshente e përdalë
Lexo po ashtu Rama është politikan në fund të ciklit, që kërkon vëmendje si një adoleshente e përdalë

“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Mahmuti: Edi Rama është gënjeshtar, Mini Shengeni nuk është ide e tij
Lexo po ashtu Mahmuti: Edi Rama është gënjeshtar, Mini Shengeni nuk është ide e tij

Lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, ka pasur reagime të ashpra nga liderët politikë të Kosovës.

Rama, të shtunënduke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton e Kosovën.

Akademiku Fuga: Mini-Shengeni ballkanik fitore e diplomacisë serbe
Lexo po ashtu Akademiku Fuga: Mini-Shengeni ballkanik fitore e diplomacisë serbe

Rama ka thënë se do ta mirëkuptonte mospjesëmarrjen e Kosovës në këto takime rajonale nëse Serbia do të vendoste kushte ose do të kishte klauzola që e përjashtonin Kosovën nga marrëveshjet e mundshme.

Por, sipas tij, asnjëra nga këto – kushtet nga Serbia dhe klauzolat përjashtuese – nuk qëndrojnë.

Nisma për krijimin e Mini-Schengenit Ballkanik, u konkretizua në tetor të këtij viti, pasi BE-ja refuzoi të hapë procesin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ideja e një bashkëpunimi më të ngushtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte iniciuar në një samit rajonal në Trieste në vitin 2017, ku vendet pjesëmarrëse ranë dakord për një plan aksion drejt një zonë ekonomike rajonale.

Kjo iniciativë synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimin e nyjave ekonomike në rajon.

Drejtues të shtetit të Kosovës kanë refuzuar ftesat për pjesëmarrje në takimet për Mini-Schengenin , duke thënë se krijimi i tij paraqet zgjerim të ndikimit të Rusisë në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori