LAJMI I FUNDIT:

Akademiku Fuga: Mini-Shengeni ballkanik fitore e diplomacisë serbe

Akademiku Fuga: Mini-Shengeni ballkanik fitore e diplomacisë serbe

Akademiku Artan Fuga ka komentuar takimin e tretë të Mini-Shengenit që është mbajtur në Durrës ndërmjet udhëheqësve të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fuga në një shkrim në Facebook ka thënë se, ky samit është fitore e diplomacisë serbe, duke shtuar se shqiptarët gjatë viteve të 90-ta janë nisur për Bruksel e Strasburg dhe sipas tij, pas tri dekadave kanë përfunduar në Beograd.


“Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd”, ka shkruar Fuga.

Shkrimi i plotë i Fugës

Minishengeni ballkanik – një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!
—————-
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!

E kemi në fis!

U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!

U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!

U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!

Si është e mundur?

Ore mos jemi budallenj ne?!!!

Eshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!

Nejse, më vonë, pas disa orësh, do ta them çfarë mendoj se tani po nisem për Durrës të bëj një lojë domino me shokët aty ulur te bordurat buzë detit te Hekurudha!

Gjeopolitikë e madhe kjo!

Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???

Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!

Eshtë hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!

Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Europën!

Cfarë viti 2019!

Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë!

Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gjasme!

Dopjogjashtë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori