Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës dhe vërejtjeve që PDK i ka dorëzuar.
Tahiri në një konference për media ka thënë se përmes këtij vendimi është mbrojtur rendi kushtetues i vendit nga tendencat e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Synimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti ka qenë i qartë. Cënimi i integritetit dhe profesionalizmit të Këshillit Prokurorial të Kosovës – në kuadër të fushatës së tyre për të nënshtruar të gjitha institucionet e pavarura të vendit.
Fatmirësisht, përmes vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë në argumentimin tonë dhe e rrëzoi këtë vendim si anti-kushtetues. Ky zhvillim përbën një lajm të mirë për drejtësinë dhe për pavarësinë e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, të cilën zyre, Albin Kurti u përpoq ta vendosë nën diktatin e tij, e që me vendimin e djeshëm, dështoi që ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Tahiri.
“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, ka thënë Tahiri.
Ndërkohë, avokati i PDK-së Faton Fetahu, si hartues i këtij rasti në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se kjo nuk është një beteje e fituar nga Grupi Parlamentar, por është një beteje e fituar nga qytetarët e Kosovës.
“Katër nenet të cilat ne i kemi kontestuar, të cilat me saktësi i konstatoi Gjykata Kushtetuese, e të cilat rezultuan me shkeljen e gjashtë neneve të Kushtetutës, preknin në thelb funksionimin e rendit tonë kushtetues. Prandaj, kjo fitore është fitore e të drejtës tonë kushtetuese përballë përpjekjeve të Qeverisë për të ndërhyrë, për ta kapur dhe nënshtruar Këshillin Prokurorial”, ka thënë Fetahu.
Ai ka sqaruar se në projektligjin i cili tashmë është rrëzuar, ka pasur një dispozitë e cila jo vetëm që zvogëlonte numrin e anëtarëve aktual të Këshillit Prokurorial, por, nga shtatë anëtarë të propozuar, dy prej tyre do t’i zgjidhte shumica parlamentare sipas këtij ligji.
“Kjo dyshe, e zgjedhur nga shumica parlamentare, do të kishte një fuqi mbizotëruese nga votat e anëtarëve të tjerë, në mënyrë që: Votimi për Kryeprokuror, votimi për avancimin, shkarkimin, largimin, transferimin, degradimin e prokuroreve të merrej vetëm nga kjo dyshe”, ka thënë Fetahu.
Në fund, Fetahu tha se përmes kësaj fitoreje, Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur i drejtësisë, nuk do të ketë raport as vartësie e as varësie me shumicën parlamentare ose me pushtetin – sepse pushtetet janë të ndara dhe kjo u vërtetua dhe zbatua, fatmirësisht, edhe përmes këtij aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë