Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në publikimin e “Raportit të monitorimit të gjykatave 2018”, hartuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në raport, duke theksuar se gjetjet do të ndihmojnë institucionet në rritjen e efikasitetit të sistemit të sundimit të ligjit.
Ministri ka theksuar se nga nisja e mandatit të tij, është përqendruar në rritjen e kapaciteteve të gjyqësorit, duke rritur në 430 numrin e gjyqtarëve, rritjes së numrit të prokurorëve dhe 250 të punësuar si staf mbështetës, rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial si dhe rritjes së pagave.
Duke folur për problemet në strukturimin dhe shkallshmërisë së Gjykatave, ministri Tahiri ka theksuar se ky problem dhe shumë të tjera do të gjejnë zgjidhje përmes Rishikimit Funksional të Sektorit të sundimit të ligjit.
“Pres që Strategjia nga Rishikimi Funksional të jetë gati më së largu në tetor të këtij viti. Dhe pastaj të fillojmë zbatimin e saj në katër apo pesë vitet e ardhshme, aq kohë sa të na duhet për të zbatuar. Kemi pas ngecje, duke qenë vendi i vetëm në rajon pa strategji të sektorit të sundimit të ligjit, dhe pas shumë vitesh po e adresojmë edhe këtë çështje” ka thënë Tahiri.
Reformat legjislative, kanë qenë njëri nga fokuset tjera, ka theksuar ministri Tahiri.
Pas Kodit Penal, ministri theksoi ndryshimet e bëra në draft Kodin e ri të Procedurës Penale, si dhe ndryshimet e bëra në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale.
“Ligji i ri jam i bindur se do të jap rezultatet e veta. Duhet të tregojmë më shumë sukses sesa viteve tjera në konfiskimin e pasurisë. Jemi në proces të themelimit të Fondit të Konfiskimit, që aty të mblidhen mjetet që do të njërën nga konfiskimi i aseteve, dhe aty do të matim sesa po arrijmë të shënojmë progres në këtë drejtim” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri ka potencuar se luftimin e korrupsionit e kanë ndihmuar edhe dy ligjet e reja, ai për parandalimin e konfliktit të interesit dhe ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve.
“Na takon të gjithëve që ta adresojmë fenomenin, papërgjegjësinë, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ne nuk do të rrimë duarkryq në rast se baza ligjore është pengesë për avancimin ose për progresin që duhet ta krijojmë në fushën e drejtësisë” ka përfunduar ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel