LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: LDK nuk mund të shkojë me një kandidat konsensual, duhet të shkohet me tre kandidatë

Tahiri: LDK nuk mund të shkojë me një kandidat konsensual, duhet të shkohet me tre kandidatë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë ditës së nesërme do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjedhet kryetari i partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Por, edhe pse janë lakuar disa emra si kandidatë të mundshëm për të parin e kësaj partie, është përmendur edhe gjetja e një kandidati konsensual për ta marrë drejtimin e LDK-së.


Megjithatë, sipas analistit të çështjeve politike, Ramush Tahiri, kandidati konsensual nuk është i duhur për kreun e këtij subjekti politik.

Tahiri në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se LDK nuk mund të ketë kandidat konsensual.

“LDK nuk besoj se do të ketë kandidat konsensual. Nuk ma merr mendja që mund të krijohet kandidati konsensual që i rahaton krejt dhe që i plotëson dallimet ose dëshirat e krejtve. Për këtë janë procedurat demokratike, ku duhet të dalin në Kuvend më shumë kandidatë me dy votime. Në raundin e dytë me kalu vetëm tre kandidatë, dhe prej të treve me u zgjedh ai që ka më shumë vota. Çdo tentim për ta bërë kandidatin koncensual i ndihmon çështjes, por nuk e zgjidh, sepse nuk dihet nëse këtë konsensus LDK e dëshiron ta mbërrijë në nivel të kryesisë, a në nivel të kryetarëve të degëve, dhe a mund ta mbërrijë. Po ashtu kompromisi nuk e nxjerrë më të mirën”, ka thënë ai.

Sipas tij, LDK po shpik rregulla të reja lidhur për zgjedhjen e kreut të saj.

“Nuk e kuptoj frikën e LDK-së. Pse kur thuhet që Kuvendi i nxjerr kryetarët, nuk shkojnë me më shumë kandidatë. Nuk ka përçarje nëse shkon me më shumë kandidatë, pastaj ai që i merr votat shkonë në raundin e dytë. Dhe nga tre fiton njëri, sepse me shku dy kandidatë, ashpërsohet votimi, dhe ngushtohet. Nuk e di pse LDK dëshiron të shpik rregulla të reja, pse po ka frikë apo përse po i imiton partitë tjera, që i kanë zgjedhur me aklamacion”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera Tahiri ka përmendur edhe kandidatin më adekuat për të parin e LDK-së.

“Secili kandidat i ka karakteristikat e mira dhe të këqija. Shembull bën edhe Vjosa Osmani, edhe Kujtim Shala, edhe Lutfi Haziri. Këta emra mund të jenë të përshtatshëm sepse kryetari punon edhe me Kryesinë, edhe me Këshillin e Përgjithshëm, dhe punon në bazë të platofrmës. Pra uniteti krijohet rreth kryetarit pasi të zgjidhet, jo para se të zgjidhet, është normë e demokracisë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe kryetari i deritanishëm Isa Mustafa sot ka thirrur kryesinë e LDK-së për të diskutuar për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor.

Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutojnë për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor
Lexo po ashtu Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutojnë për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor

Ndërsa konform Statutit të LDK-së, nesër pritet të marrin në Kuvendin Zgjedhor 355 delegatë nga 38 degët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori