LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kurti po prezanton projekte infrastrukturore të nisura nga Qeveria Haradinaj, mashtrimi i ka këmbët e shkurtra

Tahiri: Kurti po prezanton projekte infrastrukturore të nisura nga Qeveria Haradinaj, mashtrimi i ka këmbët e shkurtra

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po prezanton projekte të cilat kanë filluar në Qeverinë Haradinaj. 

Këtë deklarim ai e bëri pasi Kurti të shtunën përuroi dy tunele dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.


Kurti inauguroi rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Musliu: Mashtruesi në aksion
Lexo po ashtu Kurti inauguroi rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Musliu: Mashtruesi në aksion

“Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqësore. Ai për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri Pal Lekaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, “rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”.

“Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë”.

“FAKTET: Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nëpër Gjykata. Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfalt në autostradë. Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj. Gjumë të ëmbël Kosovë!”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori