LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kurti po e përdor vdekjen e Deharit për interesa të veta politike (Video)

Tahiri: Kurti po e përdor vdekjen e Deharit për interesa të veta politike (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në emisionin “Përballje” ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë e në veçanti edhe për rastin e  vdekjes në Qendrën e Paraburgimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Tahiri ka thënë se ai personalisht dhe Qeveria e kanë trajtuar me shumë kujdes që nga fillimi rastin e Astrit Deharit, duke ndarë edhe mjete shtesë buxhetore për ekspertizën në Institutin që ka kërkuar familja Dehari në Zvicër.

Mirëpo, sipas Tahirit, Vetëvendosje me kryetarin e saj Albin Kurti po e përdorin vdekjen e Deharit për interesa politike.

“Kemi një keqpërdorim nga Albin Kurti për interesa të veta politike me e politizue ende këtë rast dhe me terrorizue edhe më tepër familjen Dehari”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai ka komentuar edhe  votimin e rekomandimeve nga ana e Kuvendit të Kosovës për aktivistët që sipas Vetëvendosjes po mbahen padrejtësisht në burg dhe janë dënuar me mbi 21 vjet padrejtësisht e politikisht, pa asnjë fakt dhe vetëm në bazë të indicieve dhe paragjykimeve e insinuatave.

“Ky është sulm direkt ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë, miratimi i këtyre rekomandimeve nga VV-ja. Është e paligjshme me kërkua shkarkimin e prokurorit, policisë, gjyqtarëve prej çfarëdo pozite dhe ky është një prej sulmeve më të rënda që ju është bërë institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Tahiri në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, prodhim i Telegrafit.

Sipas tij, e vërteta në rastin Dehari  do të dalë edhe nga ekspertiza, mirëpo është i bindur që do të jetë e njëjtë me atë që ka ardhur nga institucionet e Kosovës.

“Ka pasur edhe deputetë të pozitës që i kanë votuar këto rekomandime, që cenojnë pavarësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo është keq”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Ai ka folur edhe për procesin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë rendin dhe ligjin në Kosovë.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori