LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kodi Civil do të ndikojë edhe tek sistemi gjyqësor

Tahiri: Kodi Civil do të ndikojë edhe tek sistemi gjyqësor

Ministria e Drejtësisë ka prioritet nxjerrjen e ligjeve bashkëkohore dhe harmonizimin e tyre me Bashkimin Evropian dhe standardet ndërkombëtare.

Kështu tha ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në kampanjën informuese ”Çfarë do të thotë Kodi Civil për ju”.


Ai ka thënë se Kodi Civil , prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve duke ndikuar në rregullimin e marrëdhënieve pronësore , kontraktuese, familjare, trashëguese dhe në fusha të tjera.

“Ministria e Drejtësisë me ndihmën e Komisionit Evropian, ka filluar punën tashmë në hartimin e Kodit Civil dhe draftet e para veç se ekzistojnë . Avancimi i tyre duke i adresuar problemet praktike do ta avancojë sistemin e drejtësisë në Kosovë . Përkrahja e të gjitha institucioneve në procesin e hartimit të kodit civil është tepër e rëndësishme. Në veçanti do të përmendja rolin e sistemit gjyqësor i cili çdo ditë ka të bëjë me implementimin praktik të këtij legjislacioni“, tha Tahiri.

Ai ka ftuar të gjitha institucionet që të japin kontributin në procesin e hartimit të Kodit Civil. Duke treguar rëndësinë e këtij ligji ai tha se ky proces gjatë hartimit do të jetë transparent.

“Përmes Kodit Civil të adresojë ndër të tjera, harmonizimin dhe modernizimin në fushën civile duke evidentuar konfliktet e ligjeve dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit, respektimin e standardeve ndërkombëtare , në fushën e të drejtave të njeriut , respektimin e të drejtave të barabarta të gjinive, fuqizimin e të drejtave pronësore të grave dhe të drejtës së trashëgimisë , sqarimin dhe sigurimi i të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët , përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë si çështje kryesore drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian”, tha Tahiri.

Kosova ka ligje të mira në këtë fushë, tha Tahiri duke shtuar se harmonizimi i tyre është i domosdoshëm për të reflektuar edhe zhvillime të reja në veçanti në kuadër të legjislacionit të BE-së./KP/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori