Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi”, që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ka takuar sot biznesmenët nga rajoni i Pejës.
Ministri Tahiri ka informuar bizneset që gjithë kjo kampanjë është ndërmarrë në kuadër të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të rishikojë jo vetëm legjislacionin, por edhe rregullimin institucional në sektorin e drejtësisë, për të mundësuar qasje sa më të lehtë në drejtësi.
Në këtë kuadër, ministri Tahiri ka kërkuar që të di më shumë për shërbimet që ofrohen nga profesionet e lira, duke bërë të ditur se tashmë do të krijohet edhe një divizion i veçantë që do të mbikëqyr këta profesionistë të kësaj fushe.
“Ka pasur ankesa për numrin e noterëve nëpër qytete, megjithatë, ne jemi të interesuar që të trajtojmë të gjitha ankesat tuaja dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira në të ardhmen. Jemi duke punuar për një mbikëqyrje më të mirë të këtyre shërbimeve meqë është me rëndësi që të jenë kualitative dhe të paanshme siç e kërkon ligji”, tha Tahiri.
Për të pasur zgjidhje të kënaqshme që do të sjellin qartësi juridike dhe do të lehtësojnë afarizmin, ministri Tahiri ka kërkuar angazhimin e gjithë biznesmenëve për të qenë pjesë aktive e hartimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit, raporton KP.
“Ne ju shohim juve si partner në arritjen e misionit tonë, për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një klimë të sigurt të biznesit në vend” ka theksuar Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, reformat të cilat janë duke u ndërmarr në sistemin e drejtësisë, prekin drejtpërdrejt klimën e të bërit biznes përmes rritjes së efektivitetit të organeve ligj zbatuese dhe rritjes së sigurisë juridike për bizneset dhe investitorët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre