LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: AAK do të subvencionojë pagat e punëtorëve që kanë së paku kontratë një vjeçare

Tahiri: AAK do të subvencionojë pagat e punëtorëve që kanë së paku kontratë një vjeçare

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti është partia e parë dhe e vetme që ka pasur program elektoral të publikuar dhe që ka qenë i qasshëm për publikun.

“Ne jemi partia e parë dhe e vetëm që kemi programe politike dhe i shpërndajmë ato programe në formë të printuar”, tha ai në “Debat Plus”.


Ai thotë se partitë tjera kanë kopjuar nga programi i AAK-së dhe sipas tij kanë bërë mirë që kanë marrë nga ky program.

Tahiri thotë se Kosova këtë vit ka një buxhet më të vogël se viti paraprak për shkak të pandemisë.

“Ne e kemi përshtatur programin ekonomik duke u bazuar në këto të hyra buxhetore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka treguar edhe mënyra se si do të mbështeten bizneset.

“Me 60 milionë euro do t’i subvencionojmë bizneset për tre muaj për paga të punëtorëve që kanë së paku kontratë një vjeçare. Pastaj 50% të pagës në vlerë jo më pak se 170 euro për punëtorët që kanë humbur vendin e punës”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori