LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i AAK-së: Kjo Qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

Tahiri i AAK-së: Kjo Qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se në muajin mars bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, por që nga ajo ditë e deri më sot nuk ka ndodhur asgjë veçse janë shpërndarë mjete pa kritere dhe pa koncept.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se në buxhetin e vitit 2024 ndarja buxhetore për skema pensionale është diku rreth 550 milionë euro ndërsa për skema sociale diku rreth 158 milionë euro.


“Pra, kjo qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë.

Në krah të kundërt me reformën, qeveria ka shthurur strukturat institucionale, duke e shkrirë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i është larguar programit qeverisës si dhe ka devijuar në tërësi agjendën legjislative në këtë fushë. Në vend të reformës, rritjes së barazisë e sigurisë sociale, ka ndarë ‘lëmoshë’, praktika këto të këqija për të konsoliduar një sistem të mirëfilltë”, shkruan ai.

Sipas deputetit të AAK-së, pasojat janë afatgjatë, madje indikative për shtytje në migrim.

“Pasiguria sociale, mungesa e sigurimit shëndetësor si dhe pabarazia janë rritur. Shto këtu edhe se dialogu social ka arritur në pikën më të ulët.

Për këtë, si Grup Parlamentar, kemi zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat. E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendencës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori