Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të institucioneve të vendit.
“Në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikëqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale”, ka shkruar Tahiri.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për ndryshim të emrit të Komisionit.
“Komisioni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, të emërtohet Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media. Me këtë do të bëhej trajtimi i duhur i këtij sektori me rendësi të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të institucioneve të vendit.
Në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale.
Riorganizimi i ministrive nuk duhet të riorganizojë edhe komisionet parlamentare. Administrata Publike, modemos duhet të jetë pjesë e kontrollit parlamentar. Këtu përfshihet edhe përcjellja e procedurave rreth Ligjit të Pagave, miratimi dhe zbatimi i tij në të ardhmen, si një nga ligjet kruciale në vendin tonë.
Për këtë arsye, sot i kam nisur një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, që Komisioni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, të emërtohet Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media. Me këtë do të bëhej trajtimi i duhur i këtij sektori me rëndësi të Republikës së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?