LAJMI I FUNDIT:

A do ta vozisnit? Vetura e vetme elektrike për një person

A do ta vozisnit? Vetura e vetme elektrike për një person

Një revolucion i ri në lëvizjen urbane plotësisht elektrike?

Sot, pothuajse 80 për qind e udhëtimeve ditore në Shtetet e Bashkuara bëhen me vetëm një person në një automjet me lëndë djegëse fosile. Kjo jo vetëm që është joefikase, pasi ka tre ose më shumë vende bosh në çdo makinë, por është edhe një problem i madh mjedisor.

Prodhuesi kanadez i automjeteve elektrike ElectraMeccanica ka njoftuar se “revolucioni i ardhshëm në lëvizshmërinë urbane plotësisht elektrike” po vjen në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit (CES) 2022, i cili do të mbahet në Las Vegas nga 5 deri më 8 janar.

Gjegjësisht, kjo kompani në panair do të prezantojë makinën e saj të vlerësuar me çmime, Solo EV elektrike me tri rrota.

E prezantuar për herë të parë në CES 2018, ku fitoi çmimin IHS Markit Innovation, Solo ripërcakton idenë e një automjeti personal të qytetit.

I projektuar për drejtuesit e sotëm, Solo me tre rrota ofron zgjidhjen shumë të nevojshme teknologjikisht të avancuar, miqësore me mjedisin, që plotëson hendekun midis mikrolëvizshmërisë (si biçikletat dhe skuterët) dhe transportit tradicional rrugor.

Ka një autonomi drejtimi prej rreth 100 milje (160 km), ndërsa shpejtësia maksimale e mjetit është 130 km/h, gjë që e bën atë të përdorshëm në autostradë.

Solo gjithashtu ka frena elektrike, ajër të kondicionuar dhe një lidhje Bluetooth për t’u lidhur me sistemin multimedial të automjetit.

Prodhuesi e ofron këtë makinë për 18,500 dollarë.

Tre versione

Në CES 2022, ElectraMeccanica do të prezantojë tre variante Solo EV.

Përveç versionit standard, do të ekspozohet Solo Cargo për bizneset dhe kompanitë e vogla, një variant i modifikuar i modelit standard, i zhvilluar me kërkesë të klientëve të ardhshëm komercialë dhe të flotës.

Solo Cargo ka një hapësirë ​​ngarkese të dizajnuar në mënyrë unike, të zgjeruar dhe modifikime të tjera për një gamë të gjerë aplikimesh komerciale, si p.sh. dërgimi i ushqimit, pra përdorimi për nevojat e shërbimeve korriere.

Solo EV ka karakteristika të shkëlqyera aerodinamike (koeficienti i rezistencës së ajrit është 0.24), një bateri me një kapacitet 16.1 kWh dhe një motor elektrik me 83 kuaj fuqi (61 kW) dhe një çift rrotullues maksimal prej 190 Nm.

Hapësira standarde e bagazhit (gjithsej 285 litra) është mjaft e mjaftueshme për këtë lloj automjeti, sidomos kur dihet se do të përdoret kryesisht në zonat urbane dhe në drejtimin e përditshëm, dhe jo në udhëtime më të gjata.

Ngarkimi i baterive të makinës në prizën 220 V zgjat 3 orë dhe në lidhjen 110 volt dy herë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Auto
Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Auto
Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Auto
Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Auto
Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

EVs
Vetura

Vetura "më e përballueshme" e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Auto
Kalo në kategori