A do ta pinit këtë përzierje? Qe çfarë ndodh kur hidhni sodë buke në kafe

Disa lloje kafeje kanë një përqendrim më të lartë të acidit, i cili mund të shqetësojë stomakun e ndjeshëm, veçanërisht nëse konsumoni më shumë se një filxhan nga kjo pije në ditë
Për të neutralizuar acidin dhe për të lehtësuar tretjen, mund të përdorni pluhurin magjik të bardhë - sodë buke, transmeton Telegrafi.
Soda e bukës ose bikarbonati i natriumit është një ndihmë e shkëlqyer natyrale për neutralizimin e acidit në trup, i cili mund të ndodhë për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla dhe yndyrore. Ka veti antialergjike, antiinflamatore dhe antikërpudhore.
Aq sa mund të kapet me gishta sodë buke në kafe (ose 1/8 e lugës së çajit për në litër të pijes suaj të preferuar) në Perëndim është një lloj ilaçi popullor për neutralizimin e acidit.
Ata që e kanë provuar pohojnë se shija e këtij pluhuri nuk ndihet në një kafe të tillë.
Edhe pse kombinimi i kafesë dhe i sodës së bukës nuk është i njohur në rajonin tonë, ekspertët pohojnë se mund të parandalojë vërtet shfaqjen e aciditetit në organizëm.
Pije neutralizuese e thartirës
Megjithatë, duhet pasur parasysh se soda e bukës në kafe mund të ketë disa efekte anësore në trup – rritje të gazrave, ulje të përthithjes së kalciumit dhe efekt në tretje, paralajmëron.
Ndoshta nuk e keni ditur, por kombinimi më i keq është kafeja dhe qumështi, një pije që rrit aciditetin e trupit, ndaj personat që kanë stomak të ndjeshëm duhet të shmangin pirjen e kafesë në këtë mënyrë. /Telegrafi/


















































