LAJMI I FUNDIT:

Do ta lindë mbesën/nipin e saj – duke mbetur shtatzënë me vezët e ngrira të vajzës së vdekur

Do ta lindë mbesën/nipin e saj – duke mbetur shtatzënë me vezët e ngrira të vajzës së vdekur

Një gjyshe 60 vjeçare është një hap më afër lindjes së nipit apo mbesës së vet duke mbetur shtatzënë me vezët e ngrira të vajzës së saj të vdekur.

Ajo është dërguar në SHBA ku shpreson se do ta përdorë spermën e dhuruar për ta krijuar mbesën apo nipin e vet. Vajza e saj ishte 28 vjeçe dhe beqare kur kishte vdekur nga kanceri në zorrë, në vitin 2011, transmeton Telegrafi.


Thuhet se ajo ka kërkuar nga nëna t’i mbajë foshnjat e saj, por nuk kishte arritur ta mbushë një kontratë ligjore që e dëshmon këtë.

Kjo kishte nxitur një betejë ligjore pesëvjeçare dhe vitin e kaluar Gjykata e Lartë ia kishte refuzuar lejen gjyshes për të mbetur shtatzënë me vezët e vajzës së saj.

Megjithatë, vendimin e kishte ndryshuar Gjykata e Apelit, ndërsa organizatat ligjore që merren me çështjet e pjellorisë, e kanë respektuar vendimin e gjykatës.

Rrethanat e kësaj çështje padyshim se kanë qenë unike dhe, për këtë, zonja M. thotë: “Shpresojmë se të tjerët që e gjejnë veten në një situatë të tillë, nuk do të duhet të kalojnë përmes dhimbjeve të zgjatura që i kemi përjetuar ne”.

Avokatët rekomandojnë që çdo grua e cila është duke i ruajtur vezët e veta, apo meshkujt spermën, ta shkruajnë një letër ligjore e cila tregon saktësisht se çfarë dëshirojnë të ndodhë me ‘rezervat’ e tyre. /Telegrafi/