Një nënë braktis të birin, foshnjë treditëshe, dhe kthehet ta takojë pas… 11 vjetësh. Vërtet kanë kaluar shumë kohë po nëna vjen ngarkuar me ‘peshqeshe’. I kumton të birit se familja ku është rritur s’është e tij, se ata që i janë bërë babë e mëmë dhe, me shumë njerëzillëk kanë sakrifikuar për ta rritur, s’kanë lidhje gjaku me të. Qershia mbi tortë është çasti kur i sjell ‘sihariqin’ se djali i gjorë nuk ka as baba biologjik të identifikuar, se është ngjizur gjatë një nate kobzezë, kur të ëmën e kanë përdhunuar pesë të rinj.
Jeta e nënës, duke nisur nga fëmijëria, tek braktisja e foshnjës e deri te ritakimi me të birin, është dramë e shkuar dramës. Vuajtjet e saj s’kanë si mos të të prekin. Por, keqardhja dhe empatia që ngjall rrëfimi i fatkeqes nuk e justifikojnë kurrsesi veprimin që po kryen. Vjen dhe hyn në jetën e të birit pa pritur e pa kujtuar. Dhe, ‘zgjedh’ një kohë shumë delikate: periudhën kur i biri po shkel në adoleshencë. Dihet se për këdo kjo është moshë problemore. Fëmija sheh se po burrërohet, por së brendshmi ndjen që është akoma i dobët. Kjo kontradiktë bën që adoleshenti të jetë në kërkim të etshëm të identitetit e për rrjedhojë të mos gjejë karar me veten por sidomos me prindërit dhe të afërmit.
Ritakimi në këtë moshë delikate e plot rreziqe mund të qetësojë nënën, por rrit pasiguritë dhe rreziqet për djalin. Për më tepër se nëna nuk ka ‘zgjedhur’ që gjithë këto drama e peripeci t’ia rrëfejë të birit në intimitet, por ia defteris në distancë e në mexhlis, përmes ekranit të televizorit.
Një nënë me fatin dhe formimin e kësaj edhe mund të gabojë, por puna fillon e mban erë kur në mes hyjnë gazetarët dhe përpiqen ta shndërrojnë gjithçka në telenovelë me qurra e me lotë.
Ngjan se është dëshmi amatorizmi e injorance kur merr një njëmbëdhjetëvjeçar dhe, kundër ligjit e nxjerr në ekran me zë e me figurë, për t’i thënë publikisht gjëma të tilla. Por, në thelb është shumë më tepër se kaq, është krim: për të rritur shikueshmërine, damkos publikisht një fëmijë.
S’mbetet veçse të thuash se kjo s’mban erë po kutërbon dhe pastaj të parodizosh Shekspirin ‘shikueshmëria është gracka, ku fatkeqët kapen si laraska’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi