LAJMI I FUNDIT:

T-Mobile thotë se hakerët kanë vjedhur rreth 7.8 milionë të dhëna personale të klientëve me kontratë

T-Mobile thotë se hakerët kanë vjedhur rreth 7.8 milionë të dhëna personale të klientëve me kontratë

T-Mobile US Inc tha të mërkurën se një hetim i vazhdueshëm mbi një sulm kibernetik në sistemet e tij zbuloi se disa të dhëna personale të rreth 7.8 milionë klientëve të tij aktualë me kontratë ishin komprometuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania u bë e vetëdijshme për sulmin në fund të javës së kaluar, tha në një deklaratë, pasi një forum në internet pretendoi se të dhënat personale të përdoruesve të saj ishin rrjedhur.

Të dhënat nga rreth 850,000 klientë me parapagesë dhe më shumë se 40 milionë regjistrime të klientëve të mëparshëm ose të ardhshëm u vodhën gjithashtu, tha T-Mobile.

Të dhënat e “thyera” përfshinin emrat dhe mbiemrat e klientëve, datën e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe informacionin e patentë shoferit – por nuk kishte asnjë indikacion për komprometimin e detajeve të tyre financiare.

Operatori i telekomit kishte pranuar shkeljen e të dhënave të hënën dhe tha se ishte i sigurt se pika e hyrjes e përdorur për të hyrë në të dhënat ishte mbyllur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori