LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Nuk do ta harroj kurrë sulmin në Banjskë, pasojat e tij janë të dukshme edhe sot

Szunyog: Nuk do ta harroj kurrë sulmin në Banjskë, pasojat e tij janë të dukshme edhe sot

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar, ka dhënë intervistën e fundit pak para largimit nga Kosova.

Tomas Szunyog në intervistën e dhënë për Telegrafin, ka përmendur liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, si ndër momentet më të mira që ka përjetuar. Por, ai e kujtoi edhe 24 shtatorin e vitit 2023, sulmin në Banjskë, si ndër momentet më të vështira që ai ka pasur.

“Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin e dhunshëm në Banjskë. Ishte një e diel dhe më duhej të veproja shpejt për të mobilizuar të gjithë, si këtu dhe në Bruksel. Isha i tronditur dhe i pikëlluar kur mësova se Afrim Bunjaku ishte vrarë në krye të detyrës. Përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e armëve të konfiskuara ishte masive. Ky incident ishte një kambanë e fortë alarmi dhe pasojat e tij janë të dukshme edhe sot. Dua të ritheksoj nevojën për një hetim të plotë për të përfunduar me efikasitet dhe që të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës. Një ditë tjetër shumë e vështirë ishte 29 maji i vitit 2023 – dita e sulmeve të paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre”, ka pohuar ai.


Intervista e fundit para se të largohet nga Kosova e shefit të BE-së, Szunyog flet për të gjitha, kujton edhe ditët më të vështira e më të mira në vendin tonë
Lexo po ashtu Intervista e fundit para se të largohet nga Kosova e shefit të BE-së, Szunyog flet për të gjitha, kujton edhe ditët më të vështira e më të mira në vendin tonë

Szunyog, gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, duke përmendur disa nga veprimet që duhet ndërmarrë.

Në përfundim të intervistës, Szunyog thotë se do t’i mungon Kosova dhe njerëzit që i quan miq e të cilët kishin gjithmonë dyert e hapura për të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman

Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman

Lajme
Përplasje mes banorëve e forcave të rendit në Theth, u bashkohen dhe deputetët e PD

Përplasje mes banorëve e forcave të rendit në Theth, u bashkohen dhe deputetët e PD

Lajme
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Lajme
Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit, thotë se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese

Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit, thotë se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Turisti në Theth rrëfen tmerrin nga fadromat e IKMT-së: Pasaporta britanike më ngeli në rrënoja!

Turisti në Theth rrëfen tmerrin nga fadromat e IKMT-së: Pasaporta britanike më ngeli në rrënoja!

Lajme
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Kalo në kategori