LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Konfiskimi i pasurisë është thelbësor për luftimin e krimit ekonomik

Szunyog: Konfiskimi i pasurisë është thelbësor për luftimin e krimit ekonomik

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha sot se prokuroria është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe se krijimi dhe ruajtja e një prokurorie efikase, të pavarur dhe llogaridhënëse është proces i vështirë, kompleks dhe i vazhdueshëm.

Szunyog tha se përkundër sfidave vazhdojnë të besojnë në mundësinë e arritjes së rezultateve më të mira, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


“Në këtë drejtim, lëndët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë më efikase dhe profesionale. Pritjet tona janë të mëdha kur flitet për specializimin në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, veçanërisht kur flitet për PSRK-në (Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës). Është gjithashtu e rëndësishme të nënvizohet se puna e prokurorit fillon me udhëheqjen e hetimit por nuk përfundon me ngritjen e aktakuzës. Fitorja në luftën kundër krimit vjen vetëm kur jepen dënime të formës së prerë në gjykatë”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së tha se konfiskimi i pasurive është thelbësor për luftimin e krimit ekonomik.

“Është i lartë numri i konfiskimeve paraprake të pasurive të kryera gjatë procedurave penale. Por ende mbetet i ulët numri i konfiskimeve përfundimtare. Në mënyrë që të lehtësohet më tej rikuperimi i të ardhurave të krimit dhe që pasuritë të konfiskohen në mënyrë efektive, BE-ja dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë e inkurajojnë Kosovën që ta themelojë sa më shpejt fondin për këtë qëllim specifik. Do të duhej të kishte përparim në zbatimin e legjislacionit në lidhje me konfiskimin, veçanërisht të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskim”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së tha se shpreson që gjatë vitit 2021 më në fund të miratohet dhe të hyjë në fuqi drafti i Kodit të ri të Procedurës Penale.

Ai tha se në muajin tetor, për forcimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial Bashkimi Evropian lansoi Programin për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ky program, do të zgjasë për 3 vitet e ardhshme.

“Prokuroria është një nga institucionet kyçe që mund të përfitojë nga ky projekt që zbatohet në bashkëpunim me shërbimet relevante në Gjermani, Holandë dhe Kroaci. Besoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer që ju të punoni me homologët tuaj evropianë për forcimin e kapaciteteve tuaja” tha ai.

“Më lejoni ta përfundoj duke thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’ju mbështesë në veprimet tuaja për sigurimin e një shërbimi prokurorial të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës. Ju uroj sukses në Konferencën tuaj të sotshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori