LAJMI I FUNDIT:

Szunyog flet për “incidente të sigurisë”, nuk përmend më ato ndëretnike

Szunyog flet për “incidente të sigurisë”, nuk përmend më ato ndëretnike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, habiti të gjithë kur pas një vizite në Vushtrri “cicëroi” në Twitter për rritje të incidenteve ndëretnike në vend. Ai shkroi se kjo çështje duhej adresuar nga institucionet e kosovare.

KP e ka pyetur ambasadorin Szunyog se ku i kishte bazuar këtë deklaratë por nuk ka qenë i qartë në përgjigje. Megjithëse, kësaj radhe togfjalëshin “incidente ndëretnike”, Szunyog e zëvendësoi me “incidente të sigurisë”.


“Arsyeja e deklaratës është se me të vërtet në dy-tre vitet e fundit kemi vërejtur rritje të numrit të incidenteve të sigurisë, më së shumti për shkak të kufizimeve për COVID-19, por edhe për shkak të krizës ekonomike, e cila preku gjithë Kosovën, dhe ne besojmë se kjo është diçka që duhet të adresohet me punën e mirë të policisë, por gjithashtu duhet të adresohet nga aktivitetet e niveleve të ndryshme të qeverisjes, përfshirë komunat, por edhe qeverinë në përgjithësi, dhe kjo ishte baza e deklaratës”, deklaroi Szunyog.

I pyetur nëse kishte pasur diskutim me Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera në lidhje më këto incidente, ai e pohoi një gjë të tillë

“Epo, ne kemi pasur një diskutim për këtë. Dhe përsëri, mendoj se kjo është diçka që duhet diskutuar edhe në të ardhmen”, tha ai.

Menjëherë pas postimit të Szunyog, KosovaPress kishte pyetur presidenten Vjosa Osmani gjatë një vizite të saj në Pejë në lidhje me këto pretendime të shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe ajo kishte hedhur poshtë të njëjtat.

“Pas kësaj deklaratë të zotëri Szunyog përsëri kam kontaktuar me institucionet tona të sigurisë, të cilat në fakt kanë konfirmuar se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike, ka qenë rast në atë rajon në vitin 2020 të cilin Policia e Kosovës nuk e ka kualifikuar si incident ndëretnik, sepse nuk ka pasur të bëjë me etninë, qoftë të viktimës, qoftë të personave qe e kanë kryer sulmin. Këto janë informata që vijnë nga institucionet e sigurisë së Kosovës në radhë të parë nga njerëzit që janë tërë ditën në terren dhe që e kanë obligim dhe mandat kushtetues që të mbrojnë qytetarët tanë dhe të merren me sigurinë. Përgjigjja e tyre është se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike. Natyrisht, është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero nga 0.03 për qind që është nga raporti i fundit i institucioneve të sigurisë”, pati deklaruar Osmani.

Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është pajtuar me deklaratën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog se ka rritje të rasteve të incidenteve ndëretnike.

Gjatë konferencës së fundit për media ishte pyetur nga KosovaPress për këtë deklaratë, ai deklaroi se bazuar në raportet e institucioneve të sigurisë nuk janë rritur incidentet ndëretnike.

“Unë nuk e kam një përshtypje të tillë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Mirëpo, besoj që evidentimi i kësaj duhet të bëhet nga organet tona të sigurisë dhe drejtësisë se si na paska qenë një rritje e tillë, siç pretendohet. Apo ndoshta nuk ka një rritje të tillë, siç e kam përshtypjen unë. Nuk mendoj që më takon mua të them me shifra të sakta. Republika e Kosovës i ka organet shtetërore, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës është më së miri të na e tregojë këtë gjë. Por, nga raportet të cilat i kam marrë unë, jo vetëm në vitin e kaluar, por edhe këtë vit, nuk e kam një përshtypje të tillë që rastet ndëretnike janë rritur”, ka deklaruar Kurti.

Edhe Policia e Kosovës demantoi shefin e Zyrës së BE-së duke thënë se për më shumë se 3 vite është regjistruar vetëm një rast i kategorizuar si “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se në rajonin e Vushtrrisë me fshatra, nga viti 2019 e deri në fund të prillit 2022 është raportuar një rast. Në vitin 2020 është raportuar një rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, rast i cili është kompletuar dhe është dërguar në Prokurori”, ishte thënë në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Presidentja Osmani, po gjatë përgjigjes për KosovaPress, kishte apeluar që nuk duhet askush të nxitojë të bëjë kualifikime të cilat nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë pasi kjo dëmton edhe imazhin e vendit.

“Është me rëndësi që askush të mos ngutet të bëjë kualifikime, të cilët nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton edhe imazhin e shtetit tonë, por edhe dëmton përpjekjet tona për një Kosovë ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, të sigurt dhe me të drejta të realizuara ashtu siç e parasheh Kushtetua”, pati shtuar Osmani.

Edhe qytetari serb Bratislav Kostiq, i cili priti shefin e Zyrës së BE-së në shtëpinë e tij në fshatin Gojbul të Vushtrrisë, ka deklaruar për RTV Dukagjini se nuk kanë asnjë problem me shqiptarët.

Pas vizitës në shtëpinë e Kostiq, Szunyog shkroi në Twitter se incidentet ndëretnike ishin intensifikuar.

“Derisa isha në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi vizitova fshatin Gojbul për të biseduar me popullatën serbe. Incidentet ndëretnike ishin të rralla në Vushtrri deri në pandemi. Por që atëherë janë intensifikuar dhe duhet të adresohen. Unioni Evropian është për të drejta të barabarta”, pati shkruar Szunyog.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori