Psikologët pohojnë se shumë cilësi ose të meta të njeriut, mund të zbulohen nga forma e syve edhe nga mënyra se si të vështron ai…
Sy të rrumbullakët: Sipas testeve, këta janë njerëz të thjeshtë, shpirtmirë, që u besojnë të tjerëve dhe meritojnë besim. Ata nuk janë në gjendje të thurin intriga. Edhe kur të punojnë ndonjë rreng, e kanë vetëm për të mirën tënde…
Sy në formë bajamesh: “I zoti” i tyre është njeri largpamës që e llogarit mire çdo hap që hedh. Ky njeri di ç’kërkon dhe si t’i arrijë qëllimet e tij. Ai është mjaft racional dhe i mban nën kontroll emocionet.
“Sy maceje”: Këta njerëz kanë dhuntinë të “luajnë teatër” dhe të kërkojnë vazhdimisht mbështetjen e njerëzve që i rrethojnë. Për këtë shkak ata bëjnë shpesh veprime ekstravagante e duan të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Sy “të zgurdulluar”: Zakonisht, janë njerëz që u kushtojnë shumë rëndësi vogëlsirave. Ata janë impulsivë, marrin flakë për hiçmosgjë, por e përmbajnë veten dhe tregohen të vëmendshëm ndaj të tjerëve, sidomos ndaj atyre që i kanë vlerësuar një herë.
Njerëzit që i rrudhin sytë: Këta janë zakonisht natyrë ironike, të prirë për të kritikuar gjithçka dhe këdo. Por, pas ironisë së fshehur qëndron zakonisht dyshimi për aftësitë e tyre personale dhe dëshira për t’u pëlqyer të tjerëve.
Vështrim i humbur, i çoroditur: Zakonisht, ata nuk e kanë mendjen fare tek ato që u thotë tjetri, por mendojnë për probleme të tjera dhe jetën e tyre…
Vështron sendet ose tavanin: Nëse ti je duke i folur dhe ai e hedh vështrimin e tij mbi sendet përreth ose në tavan, kjo do të thotë se s’ka interes për ato që i thua. Mbase me veten e tij të quan edhe llafazan. Ndërprite bisedën e filluar. Në do që t’i tërheqësh vëmendjen, tregoji më mirë një anekdotë…
E mban vështrimin poshtë: Kur ti bisedon me një njeri dhe ai shikon poshtë, dije se ke të bësh me një gënjeshtar, që s’i ka plasur cipa plotësisht, por në atë rrugë është…
Të shikon drejt e në bebe të syrit, me bebëzat paksa të shtrënguara: Dijeni se ai mendon që ju ka në dorë, se ju jeni nën pushtetin e tij ose të paktën këtë dëshiron të arrijë. Për hir të sigurisë suaj psikologjike dhe fizike, më mirë largohuni një minutë e më parë prej tij.
Ka vështrim të përqendruar dhe me bebëza të zmadhuara: Kur bashkëbiseduesi është i seksit të kundërt, ky vështrim mbart një mesazh me interes të theksuar seksual. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre