LAJMI I FUNDIT:

SYTË E LOKES

SYTË E LOKES
Grua nga Kallmeti i Zadrimës (foto: Agron Shala, 2018)

Poezi nga: Ilaz Hysaj

Na duhen shumë vite
Na vyejnë shumë mote
Me i rreh udhët e kësaj toke
Për me kuptue se si marohet një rrudhë
Në ftyrën e bardhë të Nanës Loke.

Duhet me pa shumë lindje
Me i ndje shumë vdekje
Dasma, kumte, kangë, djegie e ndjekje
Për me e ndje dhimbjen, gjamën, trishtimin
Faljen dhe dashninë e humbun të kësaj toke
Që lusin, flasin e thrrasin shqip
Me gjuhën e syve të Nanës Loke.