LAJMI I FUNDIT:

Synonte të bënte luftë guerile ndaj ish-Jugosllavisë: Drama e ish – të burgosurit politik, Remzi Baloku në rrugën drejt bashkimit të trojeve shqiptare (Video)

Synonte të bënte luftë guerile ndaj ish-Jugosllavisë: Drama e ish – të burgosurit politik, Remzi Baloku në rrugën drejt bashkimit të trojeve shqiptare (Video)

Jeta e vështirë të cilën e bënin shqiptarët dhe trajtimi i veçantë dhe me privilegje ndaj serbëve që po jetonin në ish – Jugosllavi e kishte shtyrë rrobaqepësin nga Peja, Remzi Baloku që të fillonte organizatën e cila synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një ombrellë.

Ndonëse vepronte nën kushte të vështira dhe nën përcjelljen e rreptë të sigurimit shtetëror të asaj kohe, në një intervistë për Telegrafin esnafliu i “Çarshisë së Gjatë”, kishte arritur që të mobilizonte shumë njerëz që të bëhen pjesë e organizimit të ri.


Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare (OBTSH), të cilën e drejtonte Baloku, përveç pjesë civile, kishte paraparë edhe pjesën militare të saj, ku përmes luftës guerile, sulmeve me atentate synonte ta sfidonte pushtetin jugosllav.

Por, pas një kohe të veprimit ilegal, organizata dhe Baloku u dekonspirua, gjë e cila bëri që ai të burgoset dhe ta vuajë dënimin dhe shumë tortura nëpër kazamatet jugosllave.

Ai në këtë rrëfim flet edhe për vështirësitë që i kishin për të siguruar armë dhe se krejt financat që derdheshin për organizatën ishin nga mjetet vetanake të anëtarëve.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Remzi Balokut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori