LAJMI I FUNDIT:

Synohet ulja e numrit të viktimave në komunikacion në Maqedoni

Synohet ulja e numrit të viktimave në komunikacion në Maqedoni

Ulje të numrit të viktimave në komunikacion dhe masat për rritje të sigurisë së infrastrukturës rrugore do të duhet të kontribuojnë për gjendjen kur, edhe në rast të gabimit të shoferit, nuk do të ketë pasoja vdekjeje.

Me rezultate të këtilla afatgjate do të duhet që të arsyetohet formimi i trupit të ri ekzekutiv – Agjencia për siguri më të mirë në komunikacion, që është inicuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje (MTL), përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në vendet evropiane, ku tashmë janë formuar trupa të këtillë, numri i viktimave në komunikacion është ulur për një të tretën, për një periudhë 15 vjeçare.

Situata e tanishme në Maqedoni është 160 deri 200 viktima në vit dhe një numër të madh të lënduarish në komunikacion, që paraqet 2% humbje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Më 2015 në komunikacion në Maqedoni vdiqën 148 persona, që në vitin 2016 ky numër të rritet në 165. Më 2017 numri u ul në 155, 72 raste nga të cilët ishin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Sidomos shqetësues është fakti se 15 fëmijë më 2015-tën vdiqën në komunikacion, kurse standardet rrugore nuk janë përmirësuar qysh në ga viti 1987./Telegrafi/