Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në Galën e 5-të Vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, duke shfaqur dekoltenë e saj të famshme me një fustan elegant kadifeje të zezë me prerje të theksuar në pjesën e përparme.

Aktorja 28-vjeçare e serialit Euphoria, e cila po promovon filmin e saj të ri Christy, u shfaq përkrah Hailey Bieber dhe Jenna Ortega në eventin plot yje.


Sweeney zgjodhi një pamje minimaliste me taka të zeza dhe aksesorë diskretë, ndërsa grimi i saj me nuanca nudo dhe hije të shkëlqyeshme theksonte elegancën e mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Ylli, që është aktualisht në një lidhje me producentin Scooter Braun, u shfaq me një buzëqeshje të gëzuar në tapetin e kuq.

Hailey Bieber mahniti me një fustan ngjyrë kafe pa rripa, me detaje korseje dhe një çarje të gjatë anash, që e kombinoi me aksesorë argjendi dhe flokë të lëshuara në valë të buta.

Jenna Ortega tërhoqi vëmendjen me një pamje pa shpinë, të përbërë nga një pjesë e sipërme kromi dhe një fund saten ngjyrë kafe, duke përfunduar dukjen me grimin e saj karakteristik “smoky eyes”.

Ndër yjet e tjerë të pranishëm ishin Kim Kardashian, e cila mbërriti me një maskë që mbulonte plotësisht fytyrën, si dhe Penelope Cruz, e nderuar me Çmimin Ikonë për kontributin e saj në kinematografi.

Gjatë mbrëmjes, drejtuesja e muzeut, Amy Homma, theksoi rëndësinë e eventit, duke e cilësuar si “një festë të bashkimit, ruajtjes dhe përparimit të kinemasë”. /Telegrafi/