LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Situata në veri të vendit e tensionuar, por e menaxhueshme

Sveçla: Situata në veri të vendit e tensionuar, por e menaxhueshme

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçla ka thënë se situata në veri të vendit është e tensionuar, por e menaxhueshme dhe lidhur me këtë janë në koordinim me ndërkombëtarët.

Sveçla përmes një konference për media pas mbledhjes së qeverisë theksoi se brenda Policisë së Kosovës ka pasur integrim të strukturave kriminale.


“Situata atje është e tensionuar, jo për shkak të institucioneve të qeverisë, jo për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, por për shkak se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje. Që kur kemi ardhur kemi luftuar kontrabandën suksesshëm atje… Ajo çfarë kryeministri përmendi janë propozimet për marrëveshje të cilat nuk janë të pranueshme për Serbinë… dhe targat janë marr si pretekst…”, tha ai.

Ministri i MPB-së përmendi sulmet që kanë ndodhur në veri ndaj Policisë së Kosovës.

“Jemi dëshmitarë të sulmeve që kanë ndodh atje. Fatkeqësisht, Policia e Kosovës ka pasur vështirësi në të të kaluarën në përndjekjen e shkaktarëve apo kriminelëve që kanë bërë sulme qoftë ndaj Policisë ose qytetarëve….Kjo edhe si rezultat se Drejtoria rajonale atje nuk ka përmbush detyrimet ligjore dhe si rezultat i marrëveshje jo fort të dobishme për Kosovën kemi pasur dhe integrim të strukturale kriminale brenda Policisë së Kosovës, qoftë ish pjesëtarë të MUP-it, qoftë të mbrojtjes civile….

Shumë zyrtarë policorë të komunitetit serb kanë pasur autorizimet dhe pushtetin që i jep ajo uniformë, të kenë pagat e armën e Policisë Kosovës dhe t’i përgjigjen pastaj dikujt tjetër… E kanë dëshmu këtë me pjesëmarrje në mbledhjet e Serbisë dhe pastaj refuzimin për të zbatuar një vendim të ligjshëm. E kjo ka shkaktuar vështirësi në hetime. Policia është duke hetuar secilin rast veç e veç. I kemi rezultatet e para. Policia e Kosovës ka rregulloret e brendshme, janë duke plotësuar normativën kur një zyrtar policor jep dorëheqje. Ne do të kalojmë në fazën tjetër që është konkursi për policë”, ka thënë Sveçla.

Ai po ashtu tha se situata në veri të vendit është duke u menaxhuar shumë mirë nga institucionet e vendit.

“Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë e armatosur, e herë ka qenë e veshur me petk politik, e marr nga Beogradi drejtpërdrejtë. Ne kemi figura publike të cilët janë në ndjekje nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë së Kosovës dhe të cilat janë në listë të zezë së SHBA-së, e që janë të afërt me presidentin e Serbisë. Të gjitha këto kanë shkaktuar një situatë tensioni e cila është duke u menaxhuar shumë mirë nga institucionet e Kosovës, gjithmonë duke u koordinuar me EULEX-in dhe KFOR-in”, ka thënë ndër të tjera Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori