LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Sipas informacioneve të para, e mitura 11 vjeçare është dhunuar më shumë se një vit

Sveçla: Sipas informacioneve të para, e mitura 11 vjeçare është dhunuar më shumë se një vit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një konference për media gjatë ditës së hënë ka treguar detaje të tjera në lidhje me keqtrajtimin dhe dhunimin e të miturës 11 vjeçare ditë më parë në Kosovë.

Sveçla tha se edhe pse çështja është ende duke u hetuar mund të thotë së ka më shumë se një vit që kjo 11 vjeçare është dhunuar.


“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim por tashmë mund të them se më shumë se një vit është keqpërdor dhe dhunuar e mitura 11 vjeçare. Këto janë informatat e para”, tha Sveçla.

Ai po ashtu tha se ia ka dorëzuar kërkesën kryeshefit të Inspektoratit të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të paraqiten si dëshmitarë për të kuptuar saktë atë se çfarë ka ndodhur.

Kronologjia e rastit të dhunimit të 11 vjeçares, Prokuroria: Viktima qëndroi një muaj në strehimore – u lirua pas kërkesës së prindërve
Lexo po ashtu Kronologjia e rastit të dhunimit të 11 vjeçares, Prokuroria: Viktima qëndroi një muaj në strehimore – u lirua pas kërkesës së prindërve

“Ne kemi kuptuar fatkeqësisht që nuk bëhet fjalë për një rast apo dy raste. Por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11 vjeçare. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit kryesor të Kosovës, ia kam bërë drejtpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirët në këtë rast edhe hetuesit policorë të paraqitën si dëshmitarë në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohet drejtë për atë se çfarë ka ndodhë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të një pas njëshme të institucioneve përgjegjëse për ta mbrojtur të miturën dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, që nuk janë arrestuar ende të gjithë ”, ka deklaruar ministri Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori