LAJMI I FUNDIT:

Kronologjia e rastit të dhunimit të 11 vjeçares, Prokuroria: Viktima qëndroi një muaj në strehimore – u lirua pas kërkesës së prindërve

Kronologjia e rastit të dhunimit të 11 vjeçares, Prokuroria: Viktima qëndroi një muaj në strehimore – u lirua pas kërkesës së prindërve

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një konference për media ka shpalosur detaje të reja lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka treguar kronologjinë e ngjarjes për rastin e 11 vjeçares e cila dyshohet se përveç në muajin gusht ka qenë pre e dhunimit edhe në qershor.


“Kjo prokurori që nga fillimi i këtij rasti që ka pranuar në qershor të këtij viti ka ndërmarrë të gjitha veprimet. Fillimisht më 21 qershor e mitura ka da dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 për të cilin rast nëna e ka raportuar në polici si person i zhdukur, me tu njoftuar prokurori i çështjes nga Departamenti për të Mitur, i njëjti ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Të nesërmen më 22 qershor në ora 08:20 në stacionin policor të veriut është gjetur e mitura dhe menjëherë është intervistuar në prezencë të punëtorit special dhe është dërguar në strehimore”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka shtuar se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore është njoftuar dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore pasi që kanë pasur dyshime se e njëjta ka qenë e shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm.

Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 
Lexo po ashtu Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 

“Më 22 qershor hetuesit kanë njoftuar Prokurorin nga Departamenti për të mitur dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim fiziogjinekologjik, në fund të kësaj urdhërese është kërkuar që kjo kërkesë të merret me urgjencë. Po të njëjtën ditë prokurori kujdestar nga Departamenti për  të Mitur ka kërkuar ekzaminim fiziogjinekologjik. Më 23 qershor Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur urdhëresë për ekzaminimin e ADN-së në trupin e viktimës”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

Ulaj shtoi se hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrim dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës.

“Më 24 qershor Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të telefonit të së dëmtuarës, dhe kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata. Më 27 qershor është bërë kërkesë për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet se ka mundur të shkoj viktima dhe me datën 7 korrik prokurori i rastit e ka dëgjuar të dëmtuarën në prezencë të psikologes dhe të punëtores sociale”, tha Ulaj.

Ulaj deklaroi se Prokuroria ishte informuar për rastin e 11-vjeçares së dhunuar më 21 qershor, por që viktima nuk është intervistuar menjëherë për shkak të mungesës së psikologut në këtë institucion. Intervistimi u shty për 16 ditë (21 qershor – 7 korrik).

Ulaj tha të hënën para mediave, se është dashur kohë që të sigurohet psikologu, duke shtuar se disa herë janë ankuar për mungesë të psikologut në Themeloren e Prishtinës.

“Prokurorit, si pasojë e mungesës së psikologëve, për të cilët kemi reaguar e kërkuar që të angazhojnë një të tillë, i është dashur kohë deri kur e ka intervistuar viktimën”, deklaroi ajo.

Ulaj shtoi se 11 vjeçarja kishte qëndruar për një muaj në strehimore dhe se e njëjta ishte dalë nga aty me kërkesë të familjes.

“E mitura ka qëndruar rreth një muaji në strehimore. Më datë 21 korrik me kërkesë të familjes viktima është liruar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë deklaruar se do të marrin përgjegjësi për vajzën e tyre”, tha ajo.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore shtoi se Prokurori i Shtetit më 1 shtator ka marrë raportin nga Agjencia e Forenzikës pas ekzaminimit të telefonit të viktimës  dhe pas këtij raporti kanë arritur t’i identifikojmë dhe ti gjejnë personat që kanë qenë të përfshirë në rastin e qershorit.

Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste
Lexo po ashtu Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste

“Prokuroria ka arrestuar gjashtë persona që janë dërguar në ndalim prej 48 orës që janë dyshuar që kanë kryer veprën penale dhunim, trafikim i qenieve njerëzore, dhe shfrytëzim seksual të viktimës së trafikimit. Ata tashmë gjenden në paraburgim

Derisa me rastin që ndodhi në fund të muajit gusht, fillimisht u arrestuan dy persona më pastaj u arrestuan edhe dy persona të tjerë, dhe pastaj edhe personi i pestë. Të njëjtit gjenden poashtu në paraburgim”, tha Ulaj.

Ajo theksoi se po vazhdojnë hetimet në mënyrë që sa më parë të merr epilog ky rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori