LAJMI I FUNDIT:

Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste

Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste

Numri i rasteve të dhunës seksuale në Kosovë mbetet i lartë dhe kjo vazhdon të jetë shqetësuese. Dhunimi i 11 vjeçares që ndodhi të shtunën e 27 gushtit në Prishtinë nga pesë persona, ka alarmuar institucionet, shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare në vend.

Policia e Kosovës tashmë ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.


Pesë persona dyshohet se dhunuan një femër në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre
Lexo po ashtu Pesë persona dyshohet se dhunuan një femër në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre

Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste të dhunimit.

Kështu ka bërë të ditur PK-ja në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, duke theksuar se krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, këtë vit vërehet rënie e rasteve të tilla.

“Lidhur me kërkesën ju përcjellim të dhëna të përgjithshme të të gjitha grupmoshave për rastet e veprës “Dhunim”, për vitin 2021 dhe periudhën krahasimore janar-korrik 2021-2022, ku vërehet se ka rënie të theksuar të rasteve të kësaj natyre”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë gjatë vitit 2021 gjithsejtë janë raportuar 102 raste të dhunimit, ndërkaq në periudhën janar-korrik kanë qenë të raportuara 59 raste.

Të dhënat nga Policia e Kosovës për rastet e dhunimit

Policia e Kosovës ka theksuar se trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale.

“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale, dhuna në familje etj, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Kujtojmë se për shkak të rastit të së miturës në Prishtinë, dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua
Lexo po ashtu Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua

Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht. Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori