LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti në takim ministren Elisa Spiropa, e falënderoi për mbështetjen në lehtësimin e jetës së shqiptarëve në dy anët e kufirit

Sveçla priti në takim ministren Elisa Spiropa, e falënderoi për mbështetjen në lehtësimin e jetës së shqiptarëve në dy anët e kufirit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali si dhe ambasadorin Qemal Minxhozi.

Në këtë takim ministri Sveçla së pari ka uruar Spiropali për konstituimin e institucioneve të reja si dhe për emërimin e saj në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.


Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ku janë votuar dy marrëveshje në mes Shqipërisë dhe Kosovës, marrëveshja për trafikun lokal të kufirit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë ( Dragash), të cilat janë koordinuar mes ekipeve teknike të ministrive të Brendshme.

Sveçla ka falënderuar Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme në lehtësimin e jetës së shqiptarëve në dy anët e kufirit dhe vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm e në veçanti ritheksoi gatishmërinë e MPB-së për bashkëpunim në ngritjen dhe avancimin e të dy shteteve tona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori