LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, flasin për prioritet e Qeverisë në fushën e sigurisë

Sveçla priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, flasin për prioritet e Qeverisë në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Me këtë rast, ambasadori Grondahl e përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Norvegjisë.


“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e sigurisë, integritetin në institucionet e sigurisë, sigurinë kibernetike e menaxhimin e integruar të kufirit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Tutje, në njoftim thuhet se në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPB-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/