LAJMI I FUNDIT:

Për barrikadat në veri, Sveçla: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

Për barrikadat në veri, Sveçla: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thotë se barrikadat ne veri kanë humbur kuptimin. Ai ka thënë se pritjes për t’i hequr barrikadat nga KFOR-i po i vjen fundi

Reklama

Sveçla, në një konferencë shtypi, tha se arsyeja e vendosjes së këtyre barrikadave është arrestimi i ish-policit Dejan Pantiq, derisa shtoi se ka spekulime për shëndetin dhe trajtimin e tij.

“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po merr trajtimin e duhur. Ne kemi bërë kërkesën te partnerët që ai të transferohet në qendrat e paraburgimit nga stacioni policor. Largimi i barrikadave do ta mundësonte transferimin e tij lehtë dhe sigurt”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sveçla ka thënë se pritjes për t’i hequr barrikadat nga KFOR-i po i vjen fundi.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm thotë se propaganda serbe ka rënduar situatën në atë pjesë të Kosovës.

“Një e pavërtetë që po përdoret është se Policia e Kosovës ka lista për të arrestuar persona të caktuar. Ne nuk kemi lista. Lista ka pasur Serbia, e cila e ka vrarë edhe Oliver Ivanoviqin”.

Sveçla thotë se Policia do ta zbatojë ligjin por ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Gjendja e zyrtarëve policorë në Jarinjë që kanë pasur sëmundje kronike janë tërhequr, derisa të tjerët mbetet aty në krye të detyrës”, ka deklaruar tutje Sveçla./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit

Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
​Hovenier rithekson nevojën për depërshkallëzim në veri

​Hovenier rithekson nevojën për depërshkallëzim në veri

Politikë
Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Lajme
Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Lajme
Muaji i katërt që policët nuk paguhen për rrezikshmëri në punë, sindikata nuk përjashton hapat radikalë

Muaji i katërt që policët nuk paguhen për rrezikshmëri në punë, sindikata nuk përjashton hapat radikalë

Siguri
Kalo në kategori