LAJMI I FUNDIT:

Sveçla njofton shefin e OSBE-së për masat e marra ndaj COVID-19

Sveçla njofton shefin e OSBE-së për masat e marra ndaj COVID-19

U.d ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit me të cilin është duke u ballafaquar vendi ynë, me pandeminë Covid 19, sidomos për vendimet që ka marr Qeveria e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.


Me këtë rast Sveçla e njoftoi ambasadorin Braathu me të gjitha hapat që ka ndërmarrë MPBAP, duke e aktivizuar edhe Planin e Reagimit Kombëtar, ku të gjitha rastet janë duke i bashkërenduar Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi punën që janë duke bërë instituci onet e Republikës së Kosovës në menaxhimin e kësaj situate dhe shprehi përkushtimin se misioni OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori