LAJMI I FUNDIT:

Sveçla dhe Qalaj vizitojnë pikë-kalimin kufitar në Merdare

Sveçla dhe Qalaj vizitojnë pikë-kalimin kufitar në Merdare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituan pikë-kalimin kufitar në Merdare, për tu njoftuar nga afër me mbarëvajtjen dhe funksionimin e qarkullimit ndër-kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Në njoftim thuhet se Sveçla i pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikë-kalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milionë euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.


“Pika e kalimit kufitarë në Merdare është ndër kalimet kufitare më moderne në rajon dhe një ndër pikat më të frekuentuarat të qarkullimit në Republikën e Kosovës. Agjencitë të cilat funksionojnë në Merdare krahas Policisë së Kosovës, janë: Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat disponojnë teknologji dhe infrastrukturë moderne dhe me standarde ndërkombëtare për kontrollimin e personave dhe mallrave”, thuhet në njoftim.

Më tej u tha se në këtë pikë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë të gatshme në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës vendos për hapjen e plotë të qarkullimit ndër-kufitar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori