LAJMI I FUNDIT:

Sveçla njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Sveçla njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy të tjerë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Ai tha se me shqetësim ka pranuar lajmin për dhunimin e vajzës së mitur nga pesë persona për disa orë me radhë.


“Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë”, shkroi ai në Facebook.

Koci: Dhunuesit e 11-vjeçares mund të dënohen nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm
Lexo po ashtu Koci: Dhunuesit e 11-vjeçares mund të dënohen nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm

Sipas tij, koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

“Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, përfundoi ai.

Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park përderisa ishte duke ecur
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park përderisa ishte duke ecur

Ndryshe, ky rast përdhunimi në Prishtinë ka sjellë reagime të ashpra nga spekti i gjërë politik e shoqërorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori