LAJMI I FUNDIT:

Suzuki do të prodhojë “makina fluturuese” me kompaninë SkyDrive

Suzuki do të prodhojë “makina fluturuese” me kompaninë SkyDrive

Prodhuesi japonez i automjeteve Suzuki Motor tha të martën se kishte arritur një marrëveshje me SkyDrive Inc për të prodhuar “makina fluturuese”.

Kompanitë do të përdorin një fabrikë të Grupit Suzuki në Japoninë qendrore për të bërë aeroplanë elektrik të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL) dhe synohet që prodhimi të nisë diku pranverën e ardhshme, tha Suzuki në një deklaratë, transmeton Telegrafi.


SkyDrive do të krijojë një filial në pronësi të plotë për të prodhuar aeroplanin dhe Suzuki do të ndihmojë me përgatitjet për prodhimin, duke përfshirë sigurimin e talenteve, tha prodhuesi i automjeteve.

Me seli në qytetin e Toyota-s në Japoninë qendrore, SkyDrive ka shtëpinë tregtare Itochu Corp, firmën e teknologjisë NEC Corp dhe një njësi të kompanisë energjetike Eneos Holdings Inc midis aksionerëve të saj kryesorë.

Të dyja kompanitë nënshkruan një marrëveshje në mars të vitit të kaluar për t’u bashkuar në kërkimin, zhvillimin dhe marketingun e makinave fluturuese. /Telegrafi/