LAJMI I FUNDIT:

SUV-i tërësisht elektrik i Toyota-s bZ4X do të ketë një çmim duke filluar nga 42,000 dollarë

SUV-i tërësisht elektrik i Toyota-s bZ4X do të ketë një çmim duke filluar nga 42,000 dollarë

Toyota njoftoi se SUV-i i saj elektrik bZ4X do të ketë një çmim prej 42,000 dollarësh për versionin bazë, me rrota të përparme.

Automjeti në fjalë thuhet të jetë makina elektrike e parë e plotë i Toyota-s dhe do të dalë në shitje në “pranverë të 2022”, përcjell Telegrafi.


Sidoqoftë, faqja e kompanisë vë në dukje se disponueshmëria do të jetë “jashtëzakonisht e kufizuar”.

Toyota thotë se modeli bazë bZ4X ka një distancë të vlerësuar prej rreth 405 kilometrash. /Telegrafi/