LAJMI I FUNDIT:

SUV-i luksoz nga Rolls-Royce, vetëm 14 njësi të modelit ekskluziv Cullinan do të shiten në Evropë

SUV-i luksoz nga Rolls-Royce, vetëm 14 njësi të modelit ekskluziv Cullinan do të shiten në Evropë

Edicioni special “dimëror” i SUV-it më luksoz është vepër e Bespoke Collective, e është inspiruar nga ngjyrat dhe peizazhet e atmosferës dimërore në Evropë.

Kështu edhe është i kufizuar sa i përket numrit të veturave për shitje – që do të shpërndahen tek blerësit potencial ekskluzivisht në Evropë, transmeton Telegrafi.


E derisa shumica e vendeve evropiane janë goditur nga temperaturat e ulëta këto ditë, Rolls-Royce Motor Cars ka prezantuar veprën më të re “kushtuar magjisë dhe madhështisë së sezonit të borës dhe akullit”.

I quajtur “liqeni i ngrirë”, kjo veturë do të ofrohet në treg me disa njësi të kufizuara të SUV-it super luksoz Cullinan.

Për këtë model, një ekip i dizajnerëve, ixhinierëve dhe punëtorë të fusha të ndryshme nga Rolls-Royce Bespoke Collvective, menduan të sjellin diçka me motive dimërore siç janë liqenet e ngrira në Kontinentin e Vjetër.

Brendësia e veturë është e “veshur” me ngjyrë të bardhë arktike me nuanca të kaltrës së lehtë. Pjesët e drurit janë lyer në atë formë që të imitojnë çarjet e akullit.

Nën kapak gjendet motori 6,7 litërsh V12 që prodhon 563 kuaj-fuqi. E siç kanë bërë të ditur nga fabrika, ky Cullinan është prodhuar që të kënaqeni gjatë ngasjes në kushte ekstreme dhe terren të ndryshme.

Ai është aq ekskluziv sa që vetëm 14 njësi të tij do t’ju ofrohen blerësve në vendet evropiane. /Telegrafi/